Inspektorët komunal konfiskuan grurë të krimbur në “Viva Fresh Store” në Malishevë

Pas një shqetësimi publik të një qytetari, i cili në rrjetet sociale kishte publikuar një video, ku kishte blerë grurë të krimbur në marketin “Viva Fresh Store” në Malishevë, inspektorët komunal të Malishevës, sot në orët e para të mëngjesit, kanë inspektuar këtë market dhe kanë hasur në produktin, grurë i qëruar “Duru”, i cili ishte i krimbur. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, i cili kishte asistuar në kontrollin e bërë, është gjetur një sasi e grurit të krimbur, dhe sasia e gjetur është konfiskuar nga inspektorët komunal. “Po ashtu ndaj marketit, është shqiptuar edhe një gjobë mandatore dhe janë marrë të gjitha masat konform ligjit”. Drejtori Kastrati, ka bërë të ditur se informacioni është marrë nga një qytetar dhe denoncimit publik në rrjetet sociale, që është bërë për këtë produkt. Kastrati, ju bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me inspektoratin, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …