Shënohet Manifestimi tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit 2019” në Komunën e Rahovecit

Manifestimi tradicional kulturor e përkujtimor “Flaka e Janarit 2019”, në Komunën e Rahovecit nisi me homazhe dhe nderime në vendin e rënies në fshatin Brestoc të Rahovecit ku u përkujtuan Dëshmorët e Kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi të rënë me 27 janar 1990  gjatë demonstratave për Liri dhe Demokraci. Të pranishëm në këtë manifestim ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtar Komunal, luftëtarë të UÇK-së, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjar dhe qytetarë të shumtë. Me një fjalë rasti Kryetari Latifi nderojë dhe lartësojë veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri dhe demokraci duke thënë se shëmbëlltyra e dëshmorëve tanë na shërben udhërrëfim për të ardhmen. Po ashtu në shenjë respekti, një fjalë rasti e mori edhe Dervish Çadraku i cili prezantojë një historik të shkurtër të ngjarjeve historike të janarit shqiptar. Në këtë manifestim përkujtimor dhe kulturor të mbajtur në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” para të gjithëve janë shpallur edhe fituesit e konkursit të artit letrar dhe pamor në Komunën e Rahovecit. Në pikturë fitues ishte piktura Mozaik punuar nga Naim Kafexhiu dhe piktura “Peizazh apo kompozicion punuar nga Fetah Haxhijaha. Fotografia më e mirë u vlerësua me kodin “2332”.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …