Shala: E arritura më e madhe e Qeverisë është aplikimi i 12 kompanive në vlerë 2 miliardë euro për të investuar në Kosovë

Shala: E arritura më e madhe e Qeverisë është aplikimi i 12 kompanive në vlerë 2 miliardë euro për të investuar në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar si të arriturën më të madhe të Qeverisë së Kosovës aplikimin e 12 kompanive në vlerë prej afër 2 miliardë euro për të investuar në Kosovë me Ligjin për Investime Strategjike. Ai bëri të ditur se investitori i parë strategjik i ka përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional që u themelua sot me vendim të grupit ndërministror. Shala theksoi se ky projekt do të prodhojë 105 megavat energji me erë. Ministri për kompaninë ka thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike të parapara me Ligjin për Investime Strategjike. Shala ka premtuar se do të përkushtohet maksimalisht me stafin e tij që të sjellin sa më shumë investime në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …