Deçani shënon ditën Përkujtimore te Holokaustit përmes dokumentarit “Trashëgimtarët e një historie shpëtimi”

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është shënuar dita përkujtimore e Holokaustit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë, Mbesa e mjekut Abravanel, Levy Rachel-Drummer, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, si dhe zyrtar të tjerë. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: Dita e sotme është e veçantë, sepse pas më shumë se 75 vjetësh, pasardhësja e mjekut hebre Dr.Haim Abravanel, po e viziton Deçanin, vendin ku mbijetoi dhe u shpëtua gjyshi i saj. Zonja Rahel Levi Drumer, ka ardhur nga Izraeli për të parë nga afër vendin ku mbijetoi gjyshi i saj, pikërisht në familjen e Arsllan Mustafë Rezniqit. Populli i Deçanit është krenar për këtë vepër fisnike dhe kujton gjithmonë miqtë hebrenj. Ndërsa në emër të institucionit komunal kryetari Ramosaj, zonjës Shell i ndau ,,Mirënjohje Qyteti”, në shenjë nderimi që nuk e ka harruar vendin se ku mbijetoi gjyshi i saj. Po ashtu sot deklaroi së do të filloi procedurën që Dr.Haim Abravanel, ta shpallim ,,Qytetar Nderi,, pas vdekjes pasi që kishte qëndruar në Deçan, ai ishte përkujdesur për popullatën vendase, më shërbimet e tije krejtësisht falas, ndërsa ne këtë kontribut nuk do ta harrojmë’’. Edhe Zonja Rahel Levi Drumer, u shpreh e emocionuar që po viziton vendin ku u shpëtua gjyshi i saj, njëherësh tha se historia e tyre duhet të shërbejë si mesazh për botën, “Nuk është vetëm për familjet tona, historia mes dy familjeve tona është mesazh për gjithë njerëzimin”, ka thënë ajo. Edhe Ambasadori Gjerman në Kosovë Christian Heldt, tha se jam këtu për të mësuar akoma me shumë për këtë ngjarje, andaj u jam shumë falënderues për shënimin kësaj ditë njëkohësisht shprehi edhe gatishmërinë bashkëpunimit mes komunës së Deçanit dhe Ambasadës Gjermane. Në emër të familjes shpëtimtare të Arsllan Rezniqit, foli stërnipi i tij, Lekë Rezniqi, i cili tha se për familjet e Deçanit kjo ditë është e veçantë, sepse shfaq kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve. Rezniqi tha se shqiptarët janë krenarë në këtë ditë. “Përderisa bota e shënon në forma të ndryshme këtë ditë, ne shqiptarët ndiejmë krenari, për shkak se përderisa hebrenjtë në tërë botën po përndiqeshin vetëm për shkak të identitetit të tyre, ishin shqiptarët ata të cilët i hapën shtëpitë e tyre edhe i shpëtuan duke i strehuar dhe duke iu mundësuar mbijetesën e tyre gjatë këtyre ngjarjeve të tmerrshme”, ka thënë Rezniqi. Pavarësisht se shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria shquhen për ndihmën që u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Izraeli ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …