Çedomir Jovanoviq ia përkujton patriarkut Irinej betimet që Kisha serbe i ka bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës

Çedomir Jovanoviq ia përkujton patriarkut Irinej betimet që Kisha serbe i ka bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës

Lideri i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej ndaj Kosovës duke ai përkujtuar atij betimet që Kisha serbe i ka bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës. Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të kryetarit të Rusisë Vladimir Putin. Partia Liberale Demokratike  ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe. Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se çdo shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi. Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …