Nenad Rasić zgjidhet nënkryetar i Kuvendit – institucioni shpallet i konstituuar, fillojnë afatet për formimin e qeverisë

Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht, pasi deputeti Nenad Rasić u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb me shumicën e votave të deputetëve. Propozimi për Rashiçin u bë nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërsa në votim morën pjesë 104 deputetë. Nga ta, 71 votuan për, 9 ishin kundër dhe 24 abstenuan – rezultat që mjaftoi për zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Lidhja Demokratike e Kosovës, votoi në favor të kandidaturës së Rasiçit, duke argumentuar se pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kjo zgjedhje është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Pas përfundimit të votimit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shpalli Kuvendin të konstituuar dhe njoftoi se brenda shtatë ditësh duhet të formohen grupet parlamentare. Nëse nuk ka ndonjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe, atëherë që nga sot nisin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë së re, e cila duhet të bëhet brenda 15 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …