Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në ujërat e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “La Repubblica”. Aleanca Veriatlantike ka bërë të ditur se është në gatishmëri të plotë dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja. Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata speciale në Hagë rifillojnë punën me konferencën përgatitore të mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Pas pushimit veror, Gjykata speciale në Hagë do ta rinis aktivitetin e tyre të martën …