Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përjashton mundësinë e koalicionit pas-zgjedhor me Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni pas zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. LDK-ja nuk e ka pasur asnjëherë këtë opsion në agjendën e saj, dhe se nuk do ta ketë as në të ardhmen. “Jo, definitivisht ne s’e kemi pasur si opsion as më herët, as tash, dhe as nuk e kemi në mandat tjetër,” theksoi Haziri, duke iu referuar një pjese të ish-anëtarëve të LDK-së që kaluan në radhët e partisë ‘GUXO’. Ai nënvizoi se LDK-ja ka hyrë në zgjedhjet e ardhshme për të luftuar për vendin e parë dhe për të dalë fituese. Ky  është opsioni i vetëm në këtë vend për të ndalur degradimin, për të riparuar dëmet dhe për të avancuar më tej, ka saktësuar, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Kurtin për lëshime ndaj Serbisë: Po legjitimon strukturat ilegale dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për, siç i quan, kompromiset e …