Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha i vizituan të helmuarit që po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, në orët e mbrëmjes i kanë vizituar pacientët e helmuar nga Malisheva, të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit. Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva, është stabile. Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka që kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali. Edhe pacientët u treguan falënderues për shërbimin e ofruar në spitalin e Prizrenit, si dhe për shërbimin e ofruar në QKMF në Malishevë.

May be an image of 3 people, bureau, chess, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik për Agjendën e Kontratës Sociale

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. …