U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës në 19 vjetorin e humbjes tragjike të jetës në Fushë Arrëz

19 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, kanë hunbur jetën tragjikisht në një aksident. Pikërisht në kohën e aksidentit rreth orës 14, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në ”Lëndinën e lotëve “ në Malishevë, ku edhe janë të varrosur maturantët. Në homazhe, bashkë me familjarët dhe shokët e saja gjenerate, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, asmablesit, profesor të gjimnazit, të prirë nga drejtori i gjimnazit Izet Hoti dhe nxënës gjimnazist. “Në emër të kryetarit Kastrati dhe qeverisë komunale, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta të gjitha familjeve, profesorëve dhe kolegëve të gjeneratës”, tha në fjalën e rastit nënkryetari Vesel Krasniqi. Ai e cilësoi 14 tetorin si ngjarjen më të rëndë në Malishevë dhe më të dhimbshëm, sepse kemi humbur 15 maturantë, në lulen e tyre të rinisë, 15 kuadro të ardhshme. “Kujtimi për maturantët është i paharrueshëm për të gjithë ne”, tha nënkryetari Krasniqi. Mes emocionesh, edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, e cila ishte pjesë e atij ekskursion dhe ishte në gjenerate me 15 maturantët, tha se “ishin momentet më të vështira në jetën e saj dhe ishte ngjarja më e trishtueshme, por gjithsesi, në do ti kujtojmë gjithmonë me mall”. Më 14 tetor 2004, në atë aksident në Fushë Arrëz të Shqipërisë, kanë humbur jetën këta maturnat: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj.

May be an image of grave stone, the Vietnam Veterans Memorial and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …