Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë që pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Lista serbe nuk duhet të certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhje. Ajo ka shkruar më tutje se institucionet e Kosovës nuk duhet ta certifikojnë këtë për të marr pjesë në zgjedhje. “Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiqi dhe Lista kriminale Serbe ka humbur të drejtën dhe peshën e deklaratave në emër të serbëve të Kosovës, të cilët as nuk i përfaqësojnë më, e as nuk besoj se tash e tutje do të mund të certifikoheshin të marrin pjesë në zgjedhje. Institucionet zgjedhore të shtetit të Kosovës nuk do të duhej të certifikojnë asnjëherë më partinë Lista serbe e as lidershipin e saj në ndonjë parti me emër tjetër. Është poashtu shumë shqetësuese se ne ende nuk kemi parë bashkësinë ndërkombëtare dhe NATO-n duke dënuar dhe kategorizuar sulmin e 24 shtatorit si krim agresioni i Serbisë ndaj Kosovës – dhe dyshoj se i gjithë hetimi dhe klasifikimi ndërkombëtar i ngjarjes po bëhet nën trysninë e mosrrezikimit të dialogut (tashmë të dështuar). Institucionet tona do të duhej të punojnë pa rreshtur për të bindur SHBA-të të marrin lidershipin e dialogut Kosovë – Serbi, dhe të përmbyllin përfundimisht këtë çështje me një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme me njohjen në qendër – siç ka qenë para planit franko-gjerman” ka shkruar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …