Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Arifi: Kryeministri Albin Kurti varrosi ëndrrën e bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti për lënie pas dore të popullit shqiptar në Kosovën Lindore. Ai ka thënë se nuk e njeh asnjë një politikan shqiptar që ka bërë më shumë kompromise vitet e fundit se sa ka bërë kryeministri, Alin Kurti. “Ai e ka pranuar Asocacionin që e ka luftuar 10 vitet e fundit, ka pranuar që Lugina mos të përfshihet në marrëveshjen e Ohrit dhe ka hequr dorë nga reciprociteti. Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, pasi ka varrosur me marrëveshjen e Ohrit që ne të jemi pjesë e Republikës së Kosovës. E kemi në një anë një Kosovë e cila minoritetin e saj në anën e Serbisë e neglizhon totalisht. Gjatë 20 viteve të fundit Kosova ka treguar jo vetëm neglizhencë por edhe një diletantizëm politik, duke pasur obligimin moralo-politik për shqiptarët në anën tjetër të kufirit. Prishtina e ka obligim politiko-moral që brenda procesit të dialogut të kujdeset njësoj si Serbia kujdeset për serbët në Kosovë” ka thënë mes tjerash kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …