Nënkryetari Lushtaku, ka përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve infrastrukturore në qytet dhe në fshatrat Kostërc, Syriganë dhe Turiqec

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në facebookun e tij ka shkruar se janë  duke u realizuar projekte të shumta infrastrukturore në këtë komunë. Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit  Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë kanë dalë në teren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve të rrugëve në fshatrat Kostërc dhe Syriganë, si dhe punimet në rrjetin e ujërave të zeza në fshatin Turiqec dhe në Qytet.

Jashari ka shkruar se janë duke u angazhuar në maksimum për realizimin e kërkesave të qytetarëve për një infrastrukturë më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim …