Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po bën “gjueti shtrigash”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po bën “gjueti shtrigash” të shkallës së gjerë, në Kosovë. Kritikat e Çitakut vinë pas lajmit të sotëm se Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ajo thotë se Gjykata  Speciale po e përndjek këdo që ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. KJo GJykatë u themelua  për t’i hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Ato tani kanë degraduar në nivelin e organizimit të gjyqeve të politizuara në Hagë dhe në gjueti shtrigash të shkallës së gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, apo kujtdo që ka lidhje me UÇK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …