Qeveria e Kosovës

Nënshkrimi i marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit është sukses i përbashkët i Qeverisë amerikane dhe ish-kryeministrit Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Korporatën amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit në vlerë prej 236  milionë dollarësh, me të cilën do ta  forcojë pavarësinë energjetike të vendit tonë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  më herët vazhdimisht ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritje të procesit. Tani përmes një komunikate, kjo parti  thotë se programi Kompakt është aprovuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i vendit. Më në fund pas pothuaj dy vjet bllokadë, Albin Kurti qenka mbushur mend dhe paska vendosur ta pranojë programin Kompakt të aprovuar në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt.  Por më mirë vonë se kurrë. Pretendimet se ky qenka sukses i Albin Kurtit  janë varfëri politike. Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Krejt kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hir të së vërtetës.  Mirë do të kishte  qenë po ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …