Brickos

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj ka kritikuar presidencën dhe qeverinë për mos reagim në mbështetjen që G7-ta i ka dhënë Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar presidencën dhe qeverinë e Kosovës për shkak se nuk kanë reaguar ndaj mbështetjes që G7-ta i ka dhënë shtetit tonë gjatë fundjavës. Ai ka publikuar deklaratën e përbashkët të G7-ës, vendeve më të fuqishme ekonomike të botës, në të cilën i jepet mbështetje Kosovës. Hoxhaj ka saktësuar se që nga e shtuna, as presidenca e Kosovës dhe as qeveria nuk e thanë asnjë fjalë për këtë. “Deklarata e G7-ës  tregon se është shans për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB! Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë

Ka përfunduar  periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë, …