Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Hungarinë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Hungarinë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Hungarisë, István Simicskó ka qëndruar për vizitë zyrtare në Budapest. Të dy ministrat, Demolli dhe Ministri i Mbrojtjes së Hungarisë në emër të Ministrive përkatëse, nënshkruan Marrëveshje të ndërsjellë të Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Në takimin dy palësh ministri i FSK-së, Demolli e ka falënderuar ministrin Simicsko dhe nëpërmjet tij shtetin dhe popullin hungarez për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, institucionet dhe popullin e saj. Ai, midis të tjerash, ka thënë se Hungaria ka kontribuar në përkrahje të stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë e në veçanti duhet çmuar angazhimi i shtetit të Hungarisë në përkrahje të agjendës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe integrim në Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Hungarisë, Istvan Simicsko e konfirmuan edhe një herë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në përgjithësi të Republikës së Hungarisë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar …