Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë të Mbrojtjes së Italisë

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë të Mbrojtjes së Italisë

 Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrja e Mbrojtjes së Italisë, znj. Elisabetta Trena, në mjediset e Qeverisë të Republikës së Kosovës, sot nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtës të Republikës së Italisë. Në aktin solemn, të pranishëm ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rraham Rama, ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elisabetta Trena dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

 

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Italisë parasheh bashkëpunimin e dyanshëm në fushën e trajnimeve, arsimimit dhe edukimit, shkëmbimit të përvojave në rrugën e integrimeve euroatlantike etj. Ministren e Mbrojtjes të Italisë, znj. Elisabetta Trena së bashku me delegacionin që ajo udhëhiqte, i priti kryeministri Haradinaj. Në  këtë takim ishin të pranishëm  edhe ministri i FSK-së z.  Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendësministri Burim Ramadani. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi ministren Trenta për zhvillimet e fundit politike në vend, përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërtimin e raporteve të mira me fqinjët dhe për të arriturat e Kosovës në ndërtimin e një sistemi të mirë në sundimin e rendit dhe ligjit. Gjithashtu kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë me Italinë, duke kërkuar mbështetjen e ministres Trenta në proceset e rëndësishme për vendin, me theks të veçantë për tranzicionin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elisabetta Trenta, vlerësoi të arriturat në të gjitha fushat me rëndësi për vendin, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

 Kryeministri Haradinaj, po ashtu mori pjesë edhe në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …