Nënshkruhet nga kryetari Thaçi dekreti për të shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar

Nënshkruhet nga kryetari Thaçi dekreti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas situatës së krijuar

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi. “Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i COVID 19”, ka shkruar Thaçi. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha të marten mbrëma, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, Qeveria, gjatë një konference pas asaj të Thaçit, e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme. Për të hyrë në fuqi, dekreti duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …