Nënshkruhet Plani Bilateral i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar një takim bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në kuadër të planifikimit vjetor të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Gjatë takimit, palët finalizuan dhe nënshkruan Planin Bilateral Vjetor për vitin 2026, dokument i cili përcakton aktivitetet, prioritetet dhe fushat e angazhimit të përbashkët për vitin e ardhshëm. Plani është nënshkruar nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti, dhe përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Italiane, kapiten marine Manuel Verdini. Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni italian zhvilloi edhe një takim kortezie me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues dhe objektivat e përbashkëta për periudhën në vijim. Të dy delegacionet riafirmuan vullnetin e ndërsjellë për zgjerimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe shkëmbimet profesionale ndërmjet personelit. Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Kosovës vlerësojnë lart rolīn dhe mbështetjen e Italisë në forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe avancimin e standardeve të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare …