Nëntë shtete anëtare të BE-së ftojnë shefin, J. Borrell, të zhvillojë diskutime strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor

Nëntë shtete anëtare të BE-së ftojnë shefin, Josep Borrell, që të zhvillojë diskutime strategjike me vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me, sikur thuhet,  perspektivën e tyre kur ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në prill.  Besojmë se është koha e duhur t’i hidhet një vështrim strategjik Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letrën e ministrave të jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Në letër, që mban datën 5 mars, ata thonë se “shumëçka ka ndryshuar” që nga diskutimi i fundit për zgjerim i gushtit të vitit 2019, veçanërisht pasi “ka pasur zhvillime të brendshme dinamike politike në vendet e rajonit”. Procesi i zgjerimit u duk sikur fitoi një moment të ri pranverën e kaluar kur Maqedonia Veriore dhe Shqipëria morën dritën e gjelbër nga ministrat e BE-së për t’i nisur bisedimet gjatë atij viti. Megjithatë, procesi hasi në një bllokadë tjetër kur Bullgaria i vuri veto bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në vjeshtë për shkak të dallimeve rreth historisë dhe gjuhës. Vetoja bullgare la anash edhe Shqipërinë pasi anëtarët e BE-së e shohin anëtarësimin e Shkupit dhe të Tiranës si “marrëveshje në pako”. Mungesa e progresit konkret bie në duart e vendeve të Evropës Perëndimore, në veçanti mbi Francën, Holandët e dia shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …