Nëntori i Madh i historisë shqiptare

28 Nëntori shënon katër ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, katër ngjarje madhore, të cilat në “rastësinë” tonë historike përputhen fenomenalisht me luftën dhe përpjekjet e pareshtura të shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar. 

Ishte Ismail Qemali, i cili riktheu në kujtesë “Motin e Madh” të kohës së Skënderbeut dhe vendosi, që dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të bëhej pikërisht, më 28 nëntor, të vitit 1912, meqë po në atë ditë, të vitit të largët 1443, ishte kthyer në Krujë, fitimtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili për 25 vjet rresht qëndroi i patundur dhe kurdoherë fitimtar në luftë kundër Perandorisë turke, por edhe kundër makinacioneve të qarqeve të ndryshme antishqiptare në Bakllan e më gjerë. 

Më 28 Nëntor të vitit 1955, në shtëpinë e Shaban Jasharit nga Prekazi, në Drenicë, lindi djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Adem. Ishte një lindje e rëndomtë, asokohe e shënuar vetëm në kalendarin e lindjeve të familjes Jashari, por më vonë do të shënohet si një datë me shumë rëndësi për historinë tonë të rezistencës kombëtare, që lidhet me lindjen e kryetrimit, Legjendarit, Adem Jashari, që bëri epokën tonë, epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ndërroi rrjedhat e historisë sonë më të re, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet etnike të Atdheut. 

Më 28 Nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci, i vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, gjatë një ekspedite ndëshkimore të ndërmarrë në Drenicë, doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e krijuar nga Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij. 
Dalja publike e kësaj force kombëtare, e cila kishte marrë përsipër misionin historik të çlirimit të Kosovës nga robëria serbe, shënon po kështu një ngjarje mjaft me rëndësi për historinë tonë më të re, në përpjekje për liri dhe bashkim kombëtar. 

Lufta heroike e UÇK-së bëri që çështja e Kosovës, por në një mase edhe çështja shqiptare në përgjithësi, të hyjë në një etapë të re të trajtimit diplomatik ndërkombëtar, me qëllim për t’i përmirësuar disa nga gabimet dhe fajet që kishin bërë Fuqitë e Mëdha kundër popullit shqiptar, duke e ndarë sipas sferave të interesit dhe duke i kënaqur orekset grabitqare të gjitonëve tanë. 
Lufta çlirimtare e UÇK-së, pastaj lufta e UÇPMB-së dhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në trojet e Iliridës, bënë që shqiptarët kudo në trojet e tyre të ndihen zotërues të fatit dhe të ardhmërisë së tyre, duke marrë edhe përgjegjësi të caktuara në drejtim të afirmimit pozitiv të çështjes shqiptare, e cila ende ndodhet në rrugën e vet drejt qëllimit final. 
28 Nëntori na përkujton ngjarjet më të rëndësishme të së kaluarës si dhe lidhshmërinë historike, që kanë këto ngjarje dhe që përputhen me një ditë të vetme të kohës dhe hapësirës tonë historike. 
Andaj sa herë vjen 28 nëntori, flamuri ynë kombëtar valëvitet në të gjitha trojet e Atdheut, përkujtohen trimëritë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, bëmat diplomatike të Ismail Qemalit dhe flijimi për atdhe i Adem Jasharit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …