Sot në “Ditën e dëshmorëve të Hanit të Elezit” janë rivarrosur dëshmorët Ramadan Shiti dhe Izet Bushi

Nesër më 29. 8. 2017, me aktivitete tematike e përkujtimore shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Më 29 gusht 2017 me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtimore e kulturore, organizuar nga komuna, do të shënohet Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit. Fillimisht në orën 11:00 do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në “Puset e Nikës” e më pastaj do të bëhet rivarrimi i trupave të dy dëshmorëve të kombit:- Izet Bushi, i vrarë në ish armatën jugosllave, në Qupri të Serbisë më 1 janar 1991 dhe trupi  i dëshmorit,  Ramadan Shiti,  i rënë  në luftime me ushtrinë dhe policinë sllavo- maqedone në vitin 2007, në Brodec të Tetovës. Gjithashtu po të njëjtën ditë, në orën 14:00 do të bëhet përurimi i dy shtëpive të ndërtuara për skamnorë të Hanit të Elezit,  pastaj  do të vendoset edhe gur themeli i dy shtëpive të tjera për skamnorët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti, falënderoi partnerët perëndimorë për qëndrimin pro Kosovës, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri, Albin Kurti, ka falënderuar partnerët perëndimorë për qëndrimin e tyre në krah të Kosovës, …