Nesër mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies së heronjve Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe Avdullah Kodra

Nesër në Skenderaj mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies së heronjve Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe Avdullah Kodra

Nesër në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj në orën 12:00 mbahet Akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heronjve Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe Avdullah Kodra. Akademia do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Bekim Jashari në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Në orën 9:00 bëhen homazhe për heroin Mustafë Qorraj në Pemishtë. Në orën 11:00 bëhen homazhe për heroin Ilir Lushtaku në Kompleksin e varrezave në Marinë). Si dhe më datën 29 mars 2109 në orën 10:00 bëhen homazhe për heroin Avdullah Kodra në Kompleksin e varrezave në Marinë).

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …