Nesër nga ora nëntë do të mbahet seanca e radhës e
Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës do të jetë miratimi i buxhetit për
vitin 2016. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësuesja
e Vetëvendosjes në këtë mbledhje, Aida Dërguti, ka votuar kundër që në seancën
e nesërme të diskutohet për buxhetin. Kryekuvendari, Kadri Veseli kërkoi nga
opozita që nesër seanca të ketë rrjedhë normale. Ai sqaroi se miratimi i
buxhetit është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, meqë krijon
investime në infrastrukturë, rrit pagat e punonjësve si dhe sjellë zhvillimin e
sektorit privat.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
