leoni

Nesër Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takimin periodik ku do të raportohet edhe për vendin tonë

Nesër Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takimin periodik ku do të raportohet edhe për vendin tonë. Para të pranishmëve në këtë takim, për gjendjen në Kosovë do të raportoj, kryetarja, Vjosa Osmani. Njoftohet se para takimit të Këshillit të Sigurimit, ajo pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate. Në këtë raportim periodik, kryetarja, Vjosa Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator. Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut, njofton Presidenca.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …