Nesër në Kaçanik përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e kombit të rënë 22 vite më parë në Rakoc dhe Lagje të re

Nesër në Kaçanik përkujtohen 28 dëshmorët dhe 32 martirët e kombit të rënë 22 vite më parë në Rakoc dhe në Lagje të re

Të nderuara familje të dëshmorëve, të martirëve, të pagjeturve, të nderuar veteranë dhe invalidë të luftës, të nderuar qytetarë të Kaçanikut, ju njoftojmë se më 9 Prill bëhen 22 vite nga rënia heroike e 28 dëshmorëve dhe 32 martirëve të kombit në luftimet e përgjakshme në Rakoc dhe Lagje të re të Kaçanikut. Duke kujtuar heroizmin e bashkëluftëtarëve tanë dhe sakrificën e Kombit tonë. Ju kërkoj falje se bazuar në përkeqësimin e situatës pandemike dhe në respektim të vendimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Nuk do të organizojmë as homazhe në këtë datë. Urojmë sa më parë ta kalojmë këtë situatë të rëndë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Nderim luftëtarëve të lirisë, thuhet në njoftimin e kryetarit të  OVL e UÇK-së në Kaçanik, Hajrush Kurtaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …