leoni

Nesër në vendin tonë vjen i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Eskobar dhe emisari i BE, Mirosllav Lajçak

Nesër në vendin tonë vjen i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar dhe emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Gjatë vizitës së tyre dy ditore, ata priten të realizojnë takime me autoritetet më të larta të vendit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano. Ai ka thënë për Kosovapres se ata do të shkojnë edhe në Serbi. “Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 21 personave për dëbimin masiv të civilëve gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj 21 …