leoni

Shaban Shala

Nesër përkujtohet gjenerali, Shaban Shala në nëntë vjetorin e ndares së tij nga jeta

Më 5 janartë 2012 vdiq, Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major. Lindi në fshatin Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958. Ishte  veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Logjistikës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Andaj nesër në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta bëhen homazhe. “Në emër të familjes se heroit të kombit gjeneral Shaban Shala në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta, njoftojmë miqtë, shokët, bashkluftëtaret dhe të gjithë të interesuarit se me datë 05.01.2021 në orën 12:00 bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmoreve në lagjen Velani- Prishtinë”, thuhet në njoftimin e familjes Shala.

Kontrolloni gjithashtu

U promovuan dy librat: “Muzeu i zemrës” dhe “Shpirti i Atdheut”

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, në ambientet e sallës …