Nevzad Lutfiu: 200 adresa të shqiptarëve pasivizuar në Luginë të Preshevës këtë vit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë pasivizuar 200 adresa të shqiptarëve në jug të Serbisë gjatë periudhës janar–korrik 2025. Sipas të dhënave nga policia në Preshevë dhe Bujanoc, 174 adresa janë pasivizuar në Preshevë dhe 26 në Bujanoc. Lutfiu tha se ka dyshime për shifrat në Bujanoc dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar. Ai e ka cilësuar këtë proces si “racizëm dhe spastrim të pastër etnik”. Pasivizimi i adresave sjell humbjen e shtetësisë dhe të drejtave civile, përfshirë votën, pronën, sigurimin shëndetësor dhe pensionin. Ky fenomen është kritikuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa BE-ja i ka kërkuar Serbisë sqarime. Lajmi vjen një ditë pas takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës, ku u diskutuan politikat diskriminuese të Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Donika Gërvalla i ka shtruar terrenin Serbisë, diplomacia kosovare në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme …