leoni

Nevzad Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë kundër shqiptarëve ka prekur kufijtë e racizmit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i tri komunave të Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu ka deklaruar se  diskriminimi i Serbisë kundër shqiptarëve ka prekur kufijtë e racizmit. Ai shton  se jeta e shqiptarëve në këto tri komuna nuk i ngjason një qytetari të rajonit. Në intervistën për KosovaPress, ai deklaron se vetëm në Bujanoc, Serbia po investon 5.3 milionë euro në shkollat serbe. Një gjë e tillë nuk po ndodh edhe në shkollat shqipe, për çka shprehet se janë në rrezik për mbyllje. Shkollat shqipe janë në një gjendje të tmerrshme dhe ka zero investime në ato shkolla”, deklaron Lutfiu. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se çdo ditë e më tepër ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për shkak të migrimit masiv.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …