Madridi zyrtar deklaron se në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht pranimit të pasaportave

Ministria e Jashtme e Spanjës ka bërë të ditur  se qytetarët e Kosovës nuk do të hasin në vështirësi kur të  vizitojnë vendet e  zonës Schengen,  që nuk e njohin pavarësinë edhe sikur ato të mos pajtoheshin për ta njohur pasaportën e zakonshme të Kosovës. Të gjitha shtetet e Zonës Schengen që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme të këtij vendi. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë Elena Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle.  Më 5 janar u bë e qartë se ata do të mundë ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …