Ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Nuredin Dakaj nga Ceroviku-Klinë

Sot, me 7 janar 2024, ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Nuredin Dakaj nga Ceroviku-Klinë. Nuredini dhe tërë familja e tij  ishin të kyqur në luftën  çlirimtare qysh në ditët e para të njësiteve të UÇK-ës. Nuredini e kishte bashkëluftar edhe vëllain e tij Mirush Dakaj (Korbi) Dëshmor i Kombit. Varrimi bëhet nesër me datë, 8 janar 2024 duke filluar në orën14.00 ne varrezat e Dëshmoreve në Grabanicë të KlinësI paharruar do mbetet kujtimi për Nurën si veteran, mes shokëve, bashkëluftëtarëve e më gjerë. U prehtë në paqë në tokën e lirë të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë …