Konfirmohen 920 raste të reja me virusin korona, 1.698 qytetarë shërohen ndërsa 28 të infektuar vdesin

Nga 1.353 testime konfirmohen 8 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 10 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …