leoni

U mbajt dëgjim publik për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatit Xërxe

Në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Xërxe, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Rahovecit i kryesuar nga Afrim Dina, kanë mbajtur dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatit Xërxe. Afrim Dina, kryesues i KPF-së në hapje të dëgjimit publik para banorëve të fshatit Xërxe tha se sikur se edhe viteve të tjera, edhe këtë vit jemi këtu që ti marrim kërkesat, që ju si banorë i keni duke u bazuar edhe në prioritete tuaja dhe më pas kërkesat tuaja të hynë në buxhetin e vitit 2022. Siç edhe mund të shihni në dokumentin që keni para jush, buxheti për investime kapitale për vitin 2022 është 4 milion e 922 mijë e 147 euro. Kryetari i këshillit të fshatit Xërxe, Murat Kryeziu i paraqiti kërkesat e fshatit të tij dhe sipas tij këto janë kërkesat: Ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimi i objektit të shkollës, ndërtimi i stadiumit, rregullimi i rrugëve, rregullimi i kanalizimeve, rregullimi i kanalit të kullimit të ujërave atmosferik, kubëzimi i rrugëve nëpër lagje dhe rregullimi i rrugëve fushore.

Dëgjimet buxhetore vazhdojnë sot në këto fshatra:

 Drenoc, Senoc, Pastasellë, Kaznik, Zatriq dhe Nushpal nga ora 18:00

 Vendi: Shtëpia e Kulturës “Feim Gashi”, fshati Drenoc.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …