leoni

Nga 1 janari kryesimin e OSBE-së e merr Suedia e cila e falënderon Shqipërinë për punën e kryer në vitin 2020

Nga 1 janari kryesimin e OSBE-së e merr Suedia e cila e falënderon Shqipërinë për punën e kryer në vitin 2020

Që nga sot, Suedia kryeson për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Fokusi i presidencës, siç u njoftua në Stokholm, do të jetë forcimi i sigurisë dhe demokracisë. Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde njoftoi se vendi do të punojë në forcimin e sigurisë dhe demokracisë në Evropë dhe mjedisin e afërt, me një fokus në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. “Jam e nderuar të marr kryesimin e OSBE-së, në një kohë kur rajoni ynë duhet të bashkohet për t’u përqendruar në sigurinë tonë të përbashkët, bazuar në parimet dhe angazhimet që kemi bërë të gjithë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”. Linde më tutje falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama për punën e kryer gjatë vitit të kaluar, ku për një vit këtë organizatë e udhëhoqi Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …