Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Arrin në 51 mijë e 502 numri i të infektuarve në Kosovë me virusin korona gjatë vitit që po e lemë pas

Më 13 mars të vitit 2020, u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Por, që prej asaj dite e deri sot, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 51 mijë. Por, sa prej tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje dhe sa kanë vdekur nga COVID-19? Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 174 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 1 mijë e 224 mostrave dhe se është regjistruar një rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me këtë virus. Me këto raste, numri i kosovarëve që janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 51 mijë e 502. Prej tyre, 41 mijë e 852 e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa janë regjistruar 1 mijë e 336 raste të vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …