Ka vdekur luftëtari i UÇK-së, Fitim Beqiri. Veterani i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Fitim Beqiri nga Dragashi nuk arriti të shërohet pasi disa javë më parë kishte pësuar aksident dhe ishte plagosur rëndë. Varrimi i Fitim Beqirit bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e Dragashit. Fitim Beqiri ka lënë gruan dhe dy fëmijë. Atij i duhej ndihmë urgjente për shërim jashtë vendit, por duket se ajo nuk i arriti me kohë apo nuk i arriti fare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
