Nga përmbytjet në SHBA deri më tani janë evidentuar 25 të mbytur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një stuhie e fuqishme nga e cila janë shkaktuar shumë viktima. Guvernatori i shtetit të Kentakit, Andy Beshear ka njoftuar se numri i të mbyturve ka arritur në 25. “Ne kemi disa lajme të këqija për të raportuar sot nga Kentucky lindor ku jemi ende në fazën e kërkimit dhe shpëtimit. Ka ende shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm dhe në këtë fushë, do të jetë e vështirë të japim një numër të saktë të personave të zhdukur”, ka deklaruar ai mes tjerash për CNN. Mediet amerikane njoftojnë se shirat kanë qenë aq të rrëmbyeshëm sa disa rrugë janë vërshuar nga ujërat dhe kanë marrë pamje sikur të jenë lumenj. Erërat e fuqishme kanë nxjerrë shumë drunjë me rrënjë duke shkaktuar kështu edhe vështirësi tjera nëpër shumë rrugë e sheshe.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …