Nga rrënojat në Idlib të Sirisë u nxor tërë një familje, dy vajza, djali, nëna dhe babai

Nga rrënojat në Idlib të Sirisë u nxor tërë një familje, dy vajza, djali, nëna dhe babai

Po vazhdon me intensitet të lartë  operacioni i kërkim-shpëtimit në Siri dhe në Turqi, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende. Ekipet e shpëtimit po nxjerrin çdo moment të mbijetuarit, që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Çdo jetë e shpëtuar po konsiderohet mrekulli, për faktin se janë pa bukë, ujë dhe në temperatura nën zero gradë. E sot është bërë e ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 16 mijë në Turqi e Siri, kurse i atyre të lënduar në 50 mijë. ABC News sjell videon ku shihen momente gëzimi pas shpëtimit të një familje në Idlib të Sirisë. Nga rrënojat e u nxorën dy vajza, djali, nëna dhe babai. Njëra nga këto të mbijetuarat  është një vajzë  4-vjeçar e cila pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht tri ditëve nën rrënoja.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …