Bombardimi i spitaleve

Nga sulmi i aeroplanëve ushtarakë rusë, në një spital fushor, në qarkun e Halepit, në Siri janë vrarë 30 pacientë

Nga sulmi i aeroplanëve ushtarakë rusë, në një spital fushor në qarkun Sukeri të Halepit, në Siri që është nën kontrollin e forcave opozitarëve, janë vrarë mizorisht 30 të sëmurë, ndër të cilët gjenden edhe punonjësit e shëndetësisë, ndërsa janë plagosur 62 tjerë, raporton Anadolu Agency. Zyrtari i mbrojtjes civile në Halep, Ibrahim Haxh Ibrahim në deklaratën e tij  ka konfirmuar këtë sulm si dhe numrin e viktimave. Ai theksoi se mes të vdekurve dhe të plagosurve gjenden një numër i madh i grave, fëmijëve dhe punonjësve të shëndetësisë dhe se janë të shqetësuar se mund të rritet numri i të vdekurve. Ekipet e mbrojtjes civile mundohen të arrijnë tek njerëzit të cilët kanë mbetur nën rrënojat e spitalit të rrëzuar nga bombardimi i avionëve rusë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …