Nga Thaçi te Trump: A ishin hetimet e Smith, Whiting dhe Harbach drejtësi apo përndjekje politike?

Në një rrëfim që ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe asaj amerikane, tre prokurorë të njohur – Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach – janë përfshirë në ndjekje penale të dy figurave të rëndësishme politike: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në qershor të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte rrugës për në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje me ndërmjetësim amerikan. Por ai u ndal nga një aktakuzë e papritur e publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku prokuror ishte Jack Smith. Thaçi u dërgua në Hagë, ndërsa David Harbach e mori në pyetje, dhe Alex Whiting nisi një fushatë publike mbështetëse për narrativën e ZPS-së. Kjo ndërhyrje, sipas kritikëve, u pa si një tentativë për të sabotuar procesin diplomatik dhe për të dobësuar pozitat ndërkombëtare të presidentit amerikan të asaj kohe, Donald Trump. Vetëm pak kohë më pas, e njëjta treshe mori një rol të ngjashëm në SHBA. Në nëntor të vitit 2022, Jack Smith u emërua këshilltar special për hetimin penal ndaj Donald Trump. Alex Whiting dhe David Harbach iu bashkuan ekipit të tij. Pyetja që mbetet sot është: a ishte kjo drejtësi e vërtetë, apo një përndjekje politike në emër të saj? (epoka e re)

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm …