Airport Adem Jashari
valamobile
kek
MIT
mbpzhr grante
Fillimi / Dëshmorët / Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)
Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

Danush Kurtaj lindi në fshatin Gabrricë të komunës së Kaçanikut, më 8mars të vitit 1961. Ishte biri i Miftarit dhe i nënë, Eminesë. Mësimet fillestare i kreu ne vendlindje, ndërsa shkollen e mesme, në Kaçanik. Qysh i ri e ndien peshën e rëndë të shtypjes dhe të shfrytëzimit nga kolonizatorët sllavë.

Ka marrë pjese aktive në demonstratat e prillit të vitit 1981, në Kaçanik. Me qëllim që të sigurojë ekzistencë për familjen, Danushi qysh i ri punon punë të ndryshme fizike.

Aktivitet atdhetar ka zhvilluar edhe gjatë demonstratave të pranverës se vitit 1989. Ishte i bindur se armiku mposhtet vetëm me lufte të armatosur dhe kundërvënie ballë për ballë.

Në qershor të vitit 1998, përmes vëllait, Xheladinit, Agim Bajramit e të tjerëve, inkuadrohet ne radhët e luftëtarëve të lirisë, të ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Asokohe ushtron roje dhe vazhdon terrenin nga ku lëviznin forcat serbe të ndihmuara edhe nga disa kolaboracionistë, të cilët i kishin rënë në gjurmë aktivitetit te luftëtarëve të lirisë.

Përveç rojës dhe vëzhgimit të terrenit , Danush Kurtaj ka ndihmuar edhe në furnizimin e UÇK-së me mjete, pajisje të nevojshme dhe me artikuj ushqimorë. Më 9 gusht te vitit 1998, ka qenë në radhët e njësitit të parë çlirimtarë të rrethinës së Kaçanikut, së bashku me Agim Bajramin, vëllanë e tij, Xheladinin pastaj me Qamil Ilazin, vëllanë tjetër Hajrush Kurtajn, Besnik Beguncën e të tjerë.

Me rastin e luftimeve, në mëngjesin e 10 gushtit, kur nga forca të shumta ushtarake e policore ishte rrethuar njësiti luftarak i Agim Bajramit, në përpjekje për t’i larguar gratë dhe fëmijët nga kulla, meqë kishin filluar luftimet e ashpra, Danushi kapet nga policia serbe.

Po atë ditë bandat serbe arrestojnë edhe bashkëshorten e tij Bilgizaren, e cila më pas lirohet, ndërsa Danushi me shumë të tjerë burgoset.

Për shkak të rezistencës së armatosur, Danush Kurtaj dënohet me 5 vjet burg për vepër të kualifikuar si terroristë. Po në atë grup ishin dënuar edhe Fatmir Kurtaj, Abdylgafurr Luma, Hasan Dalloshi, Tefik Raka dhe Mejdi Dalloshi.

Pas intervenimit të forcave të Aleancës Veri-atlantike kundër Jugosllavisë, më 24 mars 1999, Danush Kurtajn dhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë, forcat serbe i mbyllin në burgun famëkeq të Duravës, në Burim-ish Istog. Atje, me qëllim  të caktuar kriminelët serb kishin grumbulluar 950 shqiptarë të burgosur.

Më 19 maj të vitit 1999, aeroplanët e NATO-s, godasin dy pavijone të burgut ku ishin koncentruar forca të shumta policore dhe ushtarake serbe.

Bombardimi tjetër ndodhi me 21 maj , me ç rast pësuan edhe disa të burgosur shqiptarë. Të nesërmen, më 22 maj 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në shenjë hakmarrjeje fillojnë të kryejnë masakrën e çmeritur të të burgosurve shqiptarë, me qëllim që për të gjitha këto krime të fajësoheshin forcat e NATO-s..

Danush Kurtaj ishte plagosur rëndë me 21 maj 1999.

Hasan Dalloshi, në mesin e atyre që e ka mbijetuar masakrën e Dubravës, ka rrëfyer ngjarjen tronditëse të 21 e 22 majit 1999 në pavijonet e Burgut të Dubravës: “Natën në mes të 21 dhe 22 majit, policët serbë, në bashkëpunim me gardianët kishin vendosur armët në gjendje gatishmërie. Shumica e të burgosurve kishin kaluar natën pranë fushës së sportit, në afërsi të karakollit. Një gardian kisht eurdhëruar të burgosurit që të rreshtoheshin, meqë pritej gjoja evakuimi i tyre. Ai iu thoshte të burgosurve, se autobusët ishin nisur drejt Dubravës dhe ndërkohë ata largoheshin nga Dubrava. Në kohën kur të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dendur, kishte filluar ploja gjakatare e serbeve, të cilët kishin goditur me armë zjarri mbi të burgosurit. Ploja gjakatare nuk ishte ndalur për asnjë çast. Shumica e të burgosurve kishin ikur nga kishin mundur.

Në mesin  e të plagosurve ishte edhe Danush Kurtaj. Ai kishte mbetur i shtrirë në pamundësi për tu tërhequr nga plaga e rëndë. Shoku i tij i burgut Mehdi Dalloshi kishte bërë përpjekje për t’i shkuar në ndihmë. Trupin e plagosur rëndë të Danushit e kishte tërhequr i burgosuri tjetër, Hasan Dalloshi. Mjeku, Frashër Shabani më kot ishte munduar t”i ndihmonte, meqë plaga ishte e rëndë dhe nuk kishte kushte për intervenim mjekësorë” rrëfen Hasan Dalloshi.

Në mbrëmjen e 22 majit, nga plagët e rënda hyn në përjetësi, Danush Miftar Kurtaj. Trupi i tij, së bashku me të martirizuarit e tjerë në Burgun e Dubravës, fillimisht është varrosur në varrezën masive në fshatin Rakosh.

Pasi është identifikuar nga ekspertë të mjekësisë, trupi i tij është rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve në Gabrricë.

Danush Kurtaj ka lënë pas bashkëshorten, Bilgizarën, djalin, Azemin dhe dy bijat, Teutën e Besartën, të cilët kurdoherë janë krenarë për babanë e tyre dëshmorë.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit janë botuar shkrime në gazeta dhe revista.

Kontrolloni gjithashtu

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 - 16.6.1998)

Mentor Xhemë Gashi (1.5.1978 – 16.6.1998)

Dëshmori, Mentor Gashi, u lind më 1 maj të vitit 1978, në Plloçicë, komuna e ...