Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë rreth 25 mijë qytetarë tanë. Vetëm gjatë vitit 2022, rreth 4 mijë e 700 prej tyre kanë hequr dorë nga shtetësia. Ky numër është pak më i ulët se sa në vitin 2021, kur nga shtetësia kishin hequr dotë 4 mijë e 787 qytetarë. Sipas Ministrisë arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia është moslejimi i dyshtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian ku kanë migruar shumë qytetarët të Kosovës. Zëdhënësja, Nora Fetoshi, ka thënë se sipas të dhënave të Ministrisë nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
