Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

Ngërçi politik në Kosovë shqetëson vendorët dhe ndërkombëtarët – QUINT

Zvarritja e krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve ka nxitur shqetësime serioze si brenda vendit ashtu edhe te partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Këtë javë janë intensifikuar përpjekjet për tejkalimin e ngërçit politik, me përfshirjen aktive të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, Presidentes Vjosa Osmani dhe Gjykatës Kushtetuese. Në fillim të javës, ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i kërkuar formimin e menjëhershëm të institucioneve. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, deklaroi: Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj, duke bërë përparim në çështje jetike si zhbllokimi i fondeve dhe integrimi euroatlantik. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një seri takimesh me liderët e partive parlamentare për të diskutuar hapat e mundshëm për dalje nga kriza. Takimet do të nisin më 15 maj, fillimisht me liderët e partive shqiptare në ora 13:00, dhe më pas me përfaqësuesit e komuniteteve në ora 16:00. Situata aktuale ka filluar të sjellë pasoja politike dhe ekonomike për vendin, teksa vendimet kyçe po vonohen dhe perspektiva euroatlantike mund të rrezikohet nëse bllokada vazhdon.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …