Ramush Haradinaj përkujton luftërat në Dukagjin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me ndjenjë të thellë dhimbjeje luftërat e kryera nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, duke i cilësuar si dëshmi të çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzon sot. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se 102 civilë të paarmatosur u ekzekutuan barbarisht nga njësitë ushtarake e policore serbe, në një akt hakmarrjeje për humbjet që Serbia po pësonte në frontet e luftës. “Ishte një krim mizor, i planifikuar dhe i kryer me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre,” u shpreh ai. Në përvjetorin e këtyre masakrave, Haradinaj përkujtoji  edhe eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së nga kjo zonë, si: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani. Kosova mbetet e mbushur me varre të civilëve të ekzekutuar në përpjekje për spastrim etnik dhe shumë nga këto varre ende janë të zbrazëta. “Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen. Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend,” theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …