Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale në vend. Në prill, Banka Botërore paralajmëroi se vonesat në krijimin e legjislaturës së re do të cënojnë investimet dhe zbatimin e reformave strukturore. Përkundër këtij sinjali alarmi, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaronte me bindje se “i ka numrat për qeverinë”, duke i ngarkuar partisë së tij përgjegjësinë për 46 dështime radhazi në konstituimin e Kuvendit. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje ka kontestuar procesin zgjedhor dhe ka ndjekur një strategji bllokuese që ka lënë Kosovën në një ngërç të zgjatur institucional. Pasojat tashmë po ndihen: Kosova ka humbur mundësinë për të përfituar 882 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së. Ndërkohë, Banka Botërore ka ulur projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitet 2025 dhe 2026, për shkak të mungesës së stabilitetit dhe reformave. Vendi po përballet edhe me rikthimin e inflacionit – në qershor, çmimet u rritën me 4.3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke ndikuar direkt në jetën e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …