Nikki Haley

Nikki Haley: Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të luftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konstatojnë se kryetari Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të konfliktit, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Përdorimi kohët e fundit të gazit helmues kundër banorëve të Dumas nga Presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk ishte hera e parë, e dytë apo e tretë madje as përdorimi i 49-të i armëve kimike”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit. “Megjithatë SHBA-ja ende nuk ka vendosur për veprimet në Siri”, deklaroi Haley në Këshillin e Sigurimit. Rusia e kërkoi këtë mbledhje urgjente për të diskutuar kërcënimin për sulm ushtarak nga SHBA-ja dhe aleatët e saj Franca dhe Britania e Madhe si përgjigje ndaj sulmit të pretenduar me armë kimike në Duma, në Siri fundjavën e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …