Nikolla: Kuvendi nxit dhe mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeministri, Albin Kurti është pritur në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ajo tha se institucione që ajo drejton, nxit dhe mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat. Ne mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare” theksoi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, , Lindita Nikolla. Ajo shtoi më tutje se Shqipëria vlerëson Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike. Kryeministri, Albin Kurti e falënderoi kryetaren Lindita Nikolla për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …