Nis gjyqi për pengim të drejtësisë në Hagë – Prokuroria akuzon Thaçin dhe të tjerët për tentim “minimi” të Gjykatës Speciale

gjykaten speciale në Hagë ka nisur gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarve për akuza që lidhen me pengim të drejtësisë. Kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën hyrëse, deklaroi se të akuzuarit kanë tentuar të “minojnë dhe manipulojnë” funksionimin e gjykatës, duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe duke shkelur rregullat për mbrojtjen e informacionit konfidencial. Sipas saj, veprimet e pretenduara kishin për qëllim ndikimin te dëshmitarët dhe cenimin e besimit në konfidencialitetin e procesit gjyqësor. Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Të pestë, kur u pyetën nga trupi gjykues, deklaruan se i kanë kuptuar akuzat dhe u deklaruan të pafajshëm. Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë shpërndarë informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarë dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre, ndërsa Prokuroria pretendon se këto veprime synonin të ndikonin në rrjedhën e procesit gjyqësor. Seanca e deklaratave hyrëse nisi me një vonesë prej 15 minutash dhe pritet të vazhdojë gjatë ditës me paraqitjen e argumenteve të palëve në këtë proces të ri gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi kritikon Kurtin: Refuzoi të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO me senatorë amerikanë

Anëtari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj …